Hack Day Kosova 3
Për të tretën herë më radhë, si lider në fushën e Sigurisë Kibernetike & Privatësisë, Shkencave kompjuterike, Sistemeve të Informacionit dhe jo vetëm, UBT dhe CERT Division ka marrë përsipër organizimin dhe mbarëvajtjen e edicionit të tretë të #hackathon kushtuar sigurisë kibernetike, #HackDayKosova3
I njohur dhe regjistruar ndërkombëtarisht, aktiviteti 3 ditor do të nis 11 Tetor në UBT Prishtinë dhe më 12 Tetor në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan dhe do të kurorëzohet me ditën e 13 Tetor ceremonia e ndarjes së çmimeve. Organizim ky që mbahet për nder të Muajit Evropian për Siguri kibernetike ECSM.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre me të dhëna si emri, mbiemri, mosha, profesioni në postën elektronike cert@ubt-uni.net deri të Ejten e datës 11 Tetor ora 23:59.
Location
Dates
to 13th October 2018 - 06:00 PM