Hackathon - CERT Awards 2

    UBT-CERT në partneritet me AKCESK dhe ICTSmedia mbeshtetese e promovimit te te gjitha aktiviteteve te Summer Academy Cyber Security & Privacy 18 organizojnë garen për siguri kibernetike & privatësi, CERT Awards edicioni 2.
    Me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve, studentëve rreth rëndësisë së sigurisë kibernetike nën kujdesin e UBT-CERT në shtetin e Republikës së Kosovës zhvillohet gara kibernetike ku pritet të marrin pjesë hakera nga i gjithë vendi dhe rajoni.
    Aktiviteti një ditor CERT Awards 2 mbahet në datën 20 Korrik në UBT Kampus (Lipjan).
    Aktiviteti do të zhvillohet në Kampusin e Inovacionit të UBT-së pranë Zonës Industriale në Lipjan. Bashkohuni në CERT Awards 2 testoni aftësitë tuaja në siguri kibernetike dhe kaloni një ditë të bukur në ambientet e Kampusit.
    Në konkurs mund të merrni pjesë individualisht.

    Location

    Innovation Campus - UBT

    Dates

    From 20th July 2018 - 09:00 AM
    to 20th July 2018 - 03:00 PM