HackaThon Albania 2015 : Living in another city

Tema këtë vit: Jeta në një Qytet Tjetër
Hackathon Hacker + Marathon është maratona e hapur ku individ të ndryshëm mund të marrin pjesë, punojnë dhe finalizojnë një aplikacion. Këtë vit tema është Jeta në një Qytet Tjetër dhe sugjerohet të krijohen harta apo app me të dhëna mbi një zonë të caktuar të vendit apo disa qytete krahasuar me njëri tjetrin.
Kush mund të marrë pjesë: Qytetar të thjesht; Analist; Inxhinier; Rrëfyes i Mirë (storyteller); Scout Programues ose Designer.

Si të fillosh? 
Secili mund të mendojë për qytetin e tij. Mbledh të dhëna (jo thjesht vetëm numerike), krijo një hartë apo aplikacion; krahaso qytetin apo zonën me një zonë tjetër.
Na prezanto me një aplikacion jetën në qytetin tënd që në fund duke ndjekur disa prezantime të kemi qartësi se si është Jeta në një Qytet Tjetër.

Përpiqu të mendosh mbi disa pika të rëndësishme që kanë të bëjnë me të jetuarit në një qytet tjetër nga ai ku jeton apo një krahasim. Ndalo tek shërbimet si shëndetësia apo arsimi. Mendo për infrastrukturën metra rrugë të shtruara, distanca urbane, godina, hapësira të gjelbra pyje etj. Mendo për ekonomi strukturë punësimi, ndërmarrjesh, sektorë ekonomik. Mendo për demografinë ku lindin apo vdesin më shumë. Mendo për teknologji si penetrim interneti etj. Mendo i lirë dhe gjej temën tënde për qytetin ku jeton, ke jetuar apo e ke për zemër. 

Zgjidh një apo dy persona që mund të punojnë me ty, ti mund të jesh një: Analist; Inxhinier; Rrëfyes i Mirë (storyteller); Scout / Programues ose Designer.

1. Një rrëfyes i mirë – storyteller- është ai që bën pyetjen e duhur, thjeshton idetë e komplikuara dhe ka sens humori. Një rrëfyes i mirë mund të jetë një gazetar, një aktivist civil, një student kreativ apo një person në kërkim të zgjidhjes. 
2. Një Analist kalkulon përqindjet, bën lidhje e krahasime, nuk flet kot kur nuk duhet. Por një analist është kushdo që punon për tu rritur. Pa analizë nuk ka përgjigje, pa përgjigje nuk ka zgjidhje.
3. Inxhinierët dinë si të programojnë të paktën në një gjuhë programimi, dinë si të bëjnë scrape një website, ata krijojnë REST APIs.
4. Scout apo Informacijen njeh se çfarë lloj file në Google ty të bën punë, di të përdorë një ndërfaqe databaze.
5. Dizenjuesi di të vizatojë xhirafën, di të përdor of-the-shelf visualisation tools, di të përdorë D3 apo mund te percjelle vizualisht nje informacion ne HTML/CSS ne mënyre te këndshme. 

Si të përgatitesh?

1. Lexo mbi probleme sociale të servirura nga media, shoqëria civile apo shiko ca nga ato që ti i ke çdo ditë përpara syve.
2. Fillo mendo mbi përpjekjet për ti zgjidhur. Krijo, hack-o apo përshtat diçka për të.
3. Gjej të dhëna të caktuara, APIs apo linke të projekteve të tjera që adresojnë çështje të ngjashme. Disa të dhëna po jua propozojmë ne:http://open.data.al/ apo http://spending.data.al/ .
4. Eja në Hackathon dhe përdor kohën aty për të ndërtuar instrumente (aplikim, tools) të dobishëm.

Çmimet e Open Data Hackathon Albania 2015

1. Një praktikë pune tremujore pranë Open Data Albania për një student të fushës Informatikë/Informatikë Ekonomike.
2. 20 000 lekë çmimi i parë (vlera neto)
3. 10 000 lekë çmimi i dytë (vlera neto)

Jo pak për një event ku të gjithë punojmë për të treguar që jemi kreativ.
Regjistrohu dhe informohu për pjesëmarrje



Në fund fare: Trego që ti je vetë kreativ, harro gjithcka lexove më sipër dhe puno për diçka ndryshe, të shtunën datë 19 dhjetor diku në zemër të Tiranës me Hackera të tjerë shqiptarë.

Location

Tirana
TiranaAlbania

Dates

From 19th December 2015 - 09:00 AM
to 19th December 2015 - 05:00 PM

Prizes

First Price - ALL 20,000
Second Price - ALL 10,000